Live

“Jam trishtuar”, Merz shpreh ngushëllime për personat që humbën jetën nga sulmi në Graz

17:12 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kancelari gjerman, Friedrich Merz shprehu ngushëllimet e tij të martën pas të shtënave në një shkollë në Austri, ku humbën jetën 10 persona.

Përmes një postimi në X, Merz shkroi se ky lajm është i tmerrshëm dhe se ndihet i trishtuar, duke shtuar se qëndrojnë krah Austrisë.

“Lajme të tmerrshme nga Graci. Mendimet tona janë me miqtë dhe fqinjët tanë austriakë. Shpresojmë që të afërmit të gjejnë ngushëllim me miqtë dhe familjen në këtë orë të errët”, shkroi Merz.

Shpërndaje në

U Kopjua