Live

Janjiq: Serbia dhe Rusia më 2021-ën, e bënë planin kundër revolucionit

19:35 / 20 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Në Beograd gjatë ditës është mbajtur një paradë ushtarake nën sloganin “Fuqia e Bashkimit”. Parada u zhvillua në kohën kur qytetet e Serbisë u “pushtuan” nga protestat e studentëve.

Rreth kësaj parade është deklaruar edhe  Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike me seli në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

Ai në një deklaratë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se parada e sotme u bë në kuadër të tentimit për të reklamuar siç tha ai të ashtuquajturin “unitet gjithëserb”.

“Një diçka e tillë ishte paraprakisht në Republikën Serbe të Bosnjës. Ky organizim bie në fushën e asaj që e quaj “ndërtimi i identitetit të ri”, e sidomos kur ky tentim është në fushën e ideologjisë dhe propagandës, pra “Bota Serbe”, atëherë ajo duhet të realizohet edhe me mjete të tilla”.

“Diku bëhen përmendore, i kemi atë për Nemanjiqët dhe të tjerët, e po presim edhe një për Vuçiqin. Por objekitvisht këto janë mjete të njohura. Kur marrim parasysh formën sesi përjetohet kjo paradë këtu, për faktin e kontekstit, ajo po ngjan në kohën e konflikteve serioze politike dhe një krize të sigurisë këtu në Serbi. Dhe sigurisht Vuçiqi kështu me anë të kësaj parade po e lidh tregimin e tij me të ashtuquajturin unitet gjithëserb, me luftën e tij kundër “Revolucionit me ngjyrë”, deklaroi ai.

Sipas Janjiqit, Serbia bashkë me Rusinë qysh në vitin 2021 e kishin bërë planin kundër revolucionit, transmeton Klankosova.tv

“ Qysh në vitin 2021, BIA me shërbimin rus të inteligjencës e ka krijuar një ekip të përbashkët, që qëllim kryesor e kishte luftën kundër jetësimit të “Revolucionit me ngjyrë”

Shpërndaje në

U Kopjua