Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në intervistë për kosovalive.net u shprehë se më nuk kanë të drejtë të bëjnë grevë për Ligjin e Pagave.
Sipas tij, greva bëhet kur Ligji është ende në diskutim dhe me qëllim të që të ndryshohen koeficientët.
“Kryesia së bashku me Këshillin Grevistë e kishte analizuar situatën sepse greva ishte pezulluar deri në këtë muaj, pastaj kemi pasur takime me kryetar të niveleve komunale dhe të universiteteve që janë pëfaqësues të tërë sektorit të arsimit, ata e kanë konsideruar pasi që çështja kyqe për të cilën kemi shkuar edhe në të kaluarën edhe tani në grevë është Ligji i Pagave dhe siç dihet nga opinioni është aprovuar nga Parlamenti i tillë siç është. Është nënshkruar dhe dekretuar nga presidentja dhe është botuar në faqën zyrtare. Me ardhjen e këtij ligji dhe deklarata janë se në shkurt do të kemi paga sipas ligjit të ri. Ajo që na ka gëzuar është se version që e kemi prezantuar ne në mars, është prezantuar tek ato komisione dhe ata koeficinet, po flas pra vetëm për numra, shumicën e rasteve janë të tilla çfare i kemi propozuar. Ka premtime se në janar kryeministri apo ministri Murati do të dalin me vlerën e koeficientit. Uroj të jetë vlerë e pranueshme, uroj që në shkurt të marrim paga me Ligjin e Pagave. Të gjithë puntorët në sektorin publik presin ngritje të pagave, kjo duhet të ndodh me Ligjin e Pagave. Edhe po të deshi antarësia, nuk kemi të drejt më të bëjmë grevë për Ligjin e Pagave sepse greva bëhet gjerësa Ligji ka qenë në diskutim dhe bëhet me qëllimin më të mirë që të ndryshohen koeficientët, të realizohen koeficientët sipas kërkesës sonë”, u shprehë Jasharaj për kosovalive.net
INTERVISTA E PLOTË: