Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim komandantin e Kontigjentit turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikatë për media, FSK njofton se në takim u diskutua për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.
“Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer SAGLAM. Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi Kolonel SAGLAM për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
KOMFSK foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh. Në takim gjithashtu u fol mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët”, thuhet në njoftim.