Live

Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″

13:06 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë takimit, Jashari uroi mirëseardhjen përfaqësuesve amerikanë dhe i informoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta mes dy forcave, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneralëve amerikan dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta.

Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin e përbashkët shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku FSK merr pjesë në Kosovë si nikoqire, si dhe me kontingjentet e saj në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja e ushtrisë amerikane në validimin e Ekipit 2 të ROL 1, si dhe për trajnimin e përbashkët në JRTC me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan në vazhdimin e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, shkruhet tutje në njoftimin e FSK-së, në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua