Gjatë fundjavës pritet të marr mot i vranët dhe me reshje bore.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është bërë apel për vozitësit që të shtojnë kujdesin në komunikacion.
Sipas IHMK-së, java e ardhshme pritet të ketë temperaturat tipike dimërore.
“Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperaturat tipike dimërore!” thuhet në njoftimin e IHMK-së.