Live

Kadrijaj pas intervistimit të Dejona Mihalit: Mjerë për neve e qytetarët që e kanë votuar VV-në

13:21 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë për Ekonomia Online se koordinatorja për komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka një të kaluare të dyshimtë. Duke folur për intervisitmin e saj nga Prokuroria Speciale, Kadriaj ka thënë se ka prejardhje të përzier nga Greqia.

Deputetja e AAK-së ka thënë se është dëm i madh për Kosovën që të votohet një parti që dirigjohet nga Dejona Mihali.

“Meqenëse është akteria kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje mendojmë që mbas Kurtit është edhe Dejona Mihali, sepse i dirigjon të gjitha politikat e Kosovës fatkeqësisht por edhe të VV-së. Nëse e shihni punën e deputetëve nuk kanë vendimmarrje, nuk kanë guxim për një vendimmarrje nëse nuk i jepet një sinjal prej Dijona Mihalit edhe bartësve të saj që i ka në Kuvend. Që këta duhet që përmes tyre me darkorduar, çka duhet me fol, çka duhet të botohet”.

Ajo ka thënë se Mihali dirigjon edhe deputetët në Kuvendin e Kosovës se “çka të flasin e çka të votojnë”.

“Tashmë është bërë publike kjo çështje e Dejonës, dhe po e shohim se ajo e udhëheq politikat e Vetëvendosjes ajo është numri një. Po më duket që e udhëheq edhe Albin Kurtin, dhe të udhëhiqemi prej një personi që nuk e njohim dhe t’i dirigjoj të gjitha politikat e Kosovës një Dejona Mihali, mjerë ku ka ardhur vendi ynë. Mjerë për neve qytetarët dhe ata që e kanë votuar, ata që e votojnë le ta dinë që po e votojnë një Dejona Mihali me një të kaluarën të dyshimtë që ka epitete të ndryshme. Që ndoshta nuk ka as shtetësi shqiptare që brenda ditës iu ka bërë edhe nënshtetësia në Kosovë. E kemi parë me postimet që i kanë dërguar deputetëve se çka duhet të postojnë dhe çka jo. Kjo është një realitet i hidhur në Kosovë, dhe ta kenë parasysh qytetarët se po votuan Lëvizjen Vetëvendosje e kanë votuar Dijona Mihali e cila ka prejardhje të përzier nga Greqia dhe villen në Greqi”, ka theksuar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua