Live

Kallas: Mesazhi im për Serbinë ishte i qartë

13:07 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas ka thënë se mesazhi i saj për autoritetet në Beograd ishte i qartë dhe se do ta sheh Serbinë duke përparuar drejt bllokut evropian.

Këto komente, ajo i bëri në një postim në llogarinë e saj në X ku edhe i ka bashkëngjitur disa fotografi nga takimi atje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv.

“Dua ta shoh Serbinë duke përparuar drejt BE-së. Për këtë, udhëheqësit politikë duhet të zbatojnë reformat e nevojshme dhe të sqarojnë drejtimin strategjik”.

“Kjo bëhet më së miri duke rivendosur besimin dhe duke iu përmbajtur parimeve demokratike”, shkruan Kallas.

Zyrtarja e lartë evropiane pas vizitës në Serbi do të qëndrojë në Kosovë.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, ajo do të shkojë në Maqedoni të Veriut, njofton Klankosova.tv.

Ajo në Kosovë do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, kurse do të mbajë konferencë për media në orën 15:45.

Shpërndaje në

U Kopjua