Live

Kallas s’flet për Asociacionin dhe masat e BE-së pa takuar palën e Kosovës

15:47 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Përfaqësuesja e BE-së Kaja Kallas, ka refuzuar të përgjigjet mbi çështjen e Asociacionit, kur u pyet nga gazetarët në Beograd, për këtë kërkese të Serbisë si dhe për masat e BE-së.

Ajo u shpreh se nuk pranon të japë qëndrim për këtë pyetje, pa i takuar përfaqësuesit e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Ne do të udhëtojmë nga këtu në Kosovë”.

”Unë nuk do të komentoj për këtë para se të ulem edhe me Kosovën dhe të adresoj të gjitha shqetësimet që kemi me ta”.

”Kështu që unë do ta bëj atë atëherë”, tha Kallas.

Shpërndaje në

U Kopjua