Live

Kallas shpreson që BE-ja do bie dakord për heqjen e sanksioneve ekonomike për Sirinë

12:40 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të martën se shpreson që ministrat që mblidhen në Bruksel do të arrijnë një marrëveshje për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë.

Ministrat po shqyrtojnë një vendim politik për të hequr sanksionet ekonomike duke ruajtur sanksionet në lidhje me regjimin e Asadit dhe duke vendosur masa kundër shkelësve të të drejtave të njeriut, thanë zyrtarët.

“Është e qartë se ne duam që të ketë punë dhe mjete jetese për njerëzit (në Siri), në mënyrë që të jetë një vend më i qëndrueshëm”, tha Kallas.

Shpërndaje në

U Kopjua