Raportet brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë shpesh të papritura, dhe një shembull i tillë ka qenë edhe marrëdhënia mes banorëve Egli dhe Gjesti, e cila duket se ka arritur një pikë të tensionuar.
Fillimisht, dyshja u pa tepër afër që pas hyrjes së Gjesti në shtëpi, duke krijuar përshtypjen se mes tyre po lindte një raport i veçantë.
Megjithatë, së fundmi gjithçka ka marrë një kthesë dramatike, pas një shkëmbimi të ashpër fjalësh mes tyre.
Në një moment tensioni, Gjesti deklaroi se kishte grua jashtë, gjë që Egli e cilësoi si një gënjeshtër që kishte dëmtuar më shumë atë vetë dhe partneren e tij.
Egli: “Ti nëse s’ke gënjyer, s’ke pse bën këto reagime”.
Gjesti: “Kam grua jashtë”.
Egli: “Ta kesh me jetë. Veten tënde ke treguar që ke gënjyer. S’më ke ulur mua. Ke ulur atë dhe veten”.
Situata eskaloi kur Gjesti kërkoi që Egli të largohej nga pranë tij, por kjo e fundit refuzoi duke theksuar se asnjë prej tyre nuk kishte të drejtë të dominonte territorin brenda shtëpisë.
Gjesti: “A bën të largohesh nga këtu?”
Egli: “Jo. Kur të ulem sipër ku je ulur ti atëherë po. Nëse do të ikësh, ik. Nuk jam ulur te ti, jam ulur te dërrasat e shtëpisë. Të pëlqen apo nuk të pëlqen, je në të njëjtin territor me mua”.
Gjesti: “S’dua të rri me ty. Zhduku!”