Live

Kandidati i PDK-së për kryeministër: E kam mbështetjen e plotë brenda partisë

21:08 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thënë se ka mbështetjen e plotë të partisë për kandidaturën e tij.

“ E them me siguri të plotë se brenda PDK-së ka unitet të plotë. Me pjesën dërmuese jemi miq e shokë për dekada. Jam i lumtur që kam mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Kemi arritur në çdo degë të krijojmë shtabet zgjedhore dhe pa asnjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit.”, tha Hamza në RTV Dukagjini.

Ai tha se degët, kryesia dhe Këshilli drejtues e mbështesin dhe se PDK është partia më e unifikuar në Kosovë.

Hamza tha se janë në komunikim me qytetarët dhe se ka takuar qytetarët në çdo qytet të Kosovës për të mësuar preokupimet e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...