Live

Kaq para do fitonte Ballkani i Suharekës nëse do triumfonte ndaj Dinamo Zagrebit

09:55 / 15 Dhjetor 2023

Nga Kosova Live

Rrugëtimi i Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës ka përfunduar mbrëmë (14 dhjetor) në Kroaci, pas humbjes nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të xhiros së fundit të Grupit C.

Ballkani pësoi 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në stadiumin “Maksimir”, me tre golat e pësuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan kosovalive.net

Përveç eliminimit, Ballkani ka lëshuar rast të mbushte arkat e klubit edhe financiarisht, nëse do arrinte të triumfonte në kryeqendrën kroate.

Nëse portokallezinjtë do fitonin, me ç’rast do siguronin plasmanin tutje nga pozita e dytë në grup, do të fitonin 1 milion e 125 mijë euro shtesë.

Gjysmë milioni do të arkëtonte ekipi suharekas në rast të fitores si dhe 630 mijë euro tjera për shkak se do të kalonte në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës.

Kësisoj, nga Grupi C kualifikohen tutje Viktoria Plzen me 18 pikë dhe Dinamo Zagrebi me nëntë pikë. Ballkani është i fundit në grup me katër pikë, njëjtë sa Astana e treta, përcjell kosovalive.net./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua