Kardiologu, Gëzim Berisha është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
Kjo u bë përmes konkursit publik.
Berisha fillimisht ishte caktuar ushtrues detyre nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi pas shkarkimit të Laura Nushit si u.d. e drejtorit, njofton Klankosova.tv.
