Live

“Karma” politike: “Vetëvendosje 2025” anti “Vetëvendosjes 2017”

21:12 / 23 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Glauk Konjufca vite më parë pati bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtimin vetëm kundër kandidatit, por jo edhe të drejtës së koalicionit mes Partisë Demokratike e Kosovës, Aleancsë për Ardhmërinë dhe Nismës Social Demokrate, për ta marrë postin e kryekuvendarit.

E 9 vjet më pas, janë të paktën dy nga këto tri parti që po i hakmerren Vetëvendosjes, kur si parti me më së shumti vota, po e synon kreun e Kuvendit. PDK këmbëngul të mos propozohen anëtarët e qeverisë së deritanishme, ndërsa AAK, ka dhënë disa emra që mund të jenë unifikues.

Dhe ky standard nuk po pranohet tani nga partia e Konjufcës që është në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa.

Edhe e propozuara Donika Gërvalla është kundër asaj që po e thotë partia më e madhe ish opozitare.

Deri tash përveç Albulena Haxhiut që u propozua 7 herë, Vetëvendosje e mati edhe Donika Gërvallën e Hekuran Muratin por as njëri e as tjetri nuk i morën 61 vota.

Shpërndaje në

U Kopjua