Live

Kearns për Bunjakun: Radoiçiq dhe përgjegjësit e sulmit në veri të përballen me drejtësinë

14:01 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

“Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar deputetja britanike, Alicia Kearns, në njëvjetorin e vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kearns ka thënë se drejtësia është e nevojshme për paqen në Ballkan, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.

Shpërndaje në

U Kopjua