Live

Keller-Sutte: Zvicra e angazhuar të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi

17:42 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Karin Keller-Sutte, ka thënë se Zvicra do të vazhdojë të jetë e angazhuar për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media pas takimit që e pati sot me presidenten Vjosa Osmani, ajo theksoi se temë e diskutimit ishte edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet e tij.

“Paqja e qëndrueshme në rajon dhe një perspektivë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor për Zvicrën kanë prioritet të lartë. Angazhimi ynë synon të përfaqësojë standardet evropiane dhe të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”.

“Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj. Kemi tematizuar poashtu rëndësinë e misionit të paqes, KFOR, në të cilën Zvicra merr pjesë që nga vitit 1999”, ka deklaruar Keller-Sutte. 

Shpërndaje në

U Kopjua