Ambasadori i Palestinës në Mbretërinë e Bashkuar ka reaguar pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.
Ideja e Trump për të zhvendosur njerëzit në Gaza diku tjetër rrezikon “fshirjen e Palestinës”.
Kështu deklaroi ambasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, Husam Zomlot, i cili shtoi se ishte i zhgënjyer nga qasja “e njëanshme” e Trump ndaj konfliktit.
“Kjo ka të bëjë me fshirjen e Palestinës. Dhe epiqendra e kësaj fshirjeje është spastrimi etnik”, tha ai.
Ai tha se shumica e banorëve të Gazës vijnë nga qytete tashmë të “spastruara etnikisht” nga Izraeli.
“Nëse ata janë testuar përmes gjenocidit dhe ata kanë mbetur në shtëpinë e tyre, ajo shfaqje e njëanshme në Uashington nuk do të ndryshojë rrjedhën e historisë. Ne do të mbetemi aty”, tha ai.
E ardhmja duhet të sjellë “të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez” dhe “krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës”.
“Nëse njerëzit nga Gaza do të shkojnë diku, ata do të kthehet në shtëpitë e tyre brenda 48 zonave të pushtuara nga Izraeli në vitin 1948, askund tjetër”, shtoi Zomlot.
“Ne kemi vetëm një atdhe dhe ajo është Palestina”, përfundoi ai.