Live

Keqtrajtimet në Hagë, OVL UÇK thërret konferencë për media

19:52 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar një konferencë për media për nesër.

Ajo është paraparë të nis nga ora 14:00 në zyrat e organizatës në Prishtinë, transmeton klankosova.tv.

Konferenca vie pas zhvillimeve të fundit në Hagë ku raportohet për keqtrajtim ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga një ish-gardian në Scheveningen tashmë prokuror i specializuar.

Ai nga një roje burgu, u bë hetues, më tej u gradua në zëvendësshef, e krejt vonë si Shef i Qendrës së Paraburgimit.

Shpërndaje në

U Kopjua