Kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet e keqtrajtimit të vajzës së mitur në Prishtinë.
“Pas publikimit te videos në media, prokuroria ka udhezuar policinë për kryerjen e veprimeve hetimore”, ka thënë Munishi për Paparacin.
Ngjarja e keqtrajtimit ka ndodhur në njërin prej lokaleve në Prishtinë, në të cilin po pinte kafe ministri i Bujqësisë Faton Peci.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe vet Peci.
Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të mbahet përgjegjës për ndonjë veprim që ndodh në ndonjë lokal ku ka qëlluar rastësisht.
Ministri i Bujqësisë thotë se përkrahja për komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë.
“Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkimlëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.