Live

Këshilli i Ministrave miraton nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake në Shqipëri

12:28 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe të emergjencave civile në shërbim të Forcave të Armatosura.

“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit të industrisë ushtarake shqiptare si një faktor modern dhe i besueshëm, në shërbim të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes civile dhe sigurisë kombëtare”, ka shkruar Vengu në Facebook.

‘Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe të emergjencave civile përmes krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë kombëtare të prodhimit ushtarak “KAYO” sh.a dhe partnerëve privatë”.

Shpërndaje në

U Kopjua