Live

Kështu duket fytyra e përgjakur e Halid Mujës, që u rrah në sallën e sporteve në Prizren

13:52 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një incident ka ndodhur  një ditë më parë në festën e mbajtur për ‘’Ditën e boshnjakëve’’. 20-vjeçari Halid Muja nga fshati Gërnçara, është rrahur nga sigurimi, pasi që  ka dashur që t’iu bashkohej të tjerëve që po luanin në podium. 

Në një foto të Mujës pas incidentit, të cilën e posedon Indeksonline shihen shenjat e dhunës në fytyrën e të riut, i cili u sulmua nga sigurimi në hyrje të sallës.

Ndryshe, lajmi për rrahjen e të riut është raportuar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

‘’Dje ka qenë ‘Dita nacionale e boshnjakëve’, dhe ka ndodh ky rast, shpresoj që përgjegjësit të kapen dhe të marrin dënimin e merituar’’, ka deklaruar ajo për IndeksOnline.

Ndërkaq lajmi është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për Indeksonline se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën sportive në Prizren dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigjur. Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

“Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30, I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi (të ftuar), i njëjti ka hase në kundershtim të punëtoreve të sigurimit. Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre, punëtori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe e godet po ashtu të dyshuarin dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë ndërmarrë veprimeve e nevojshme procedurale”, tha Bytyqi.

Sipas tij është inicuar rast i klasifikuar si veper penale ” Lëndim i lehte trupor “.

“Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar kurse kundër tyre, pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, do të ngrihet kallëzim penal”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Ballina