Përveç ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, nga përplasja e avionit në Kiev mbetën të vrarë edhe zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit. Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yuriy Lubkovych vdiqën në aksident.
Siç raporton BBC, nga ky sulm që është kryer nga ushtria ruse janë vrarë 16 persona.



Sipas raportimeve, një helikopter është rrëzuar pranë një çerdheje në qytetin ukrainas të Brovary, afër Kievit. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, raporton se ka viktima në vendngjarje dhe fëmijët ndodheshin në çerdhe në momentin e përplasjes.
LEXO EDHE:
Ndihmësi presidencial Kyrylo Tymoshenko ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat.
“Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në Brovary, në periferi të kryeqytetit, herët në mëngjesin e së mërkurës.
9 nga të vdekurit ishin në bordin e helikopterit të shërbimeve të urgjencës që u rrëzua në Brovary, periferia lindore e Kievit, tha Ihor Klymenko, shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës.
Gjithsej 22 persona u plagosën, mes tyre 10 fëmijë.
Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende, ndërsa hetimet kanë nisur.
LEXO EDHE: