Live

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

17:18 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime.

Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ndërsa Avni Kastrati u emërua në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, Qeveria mori vendim për rritjen e pensioneve për 20% për familjet e kategorive të dala nga lufta.

Njoftimi i plotë i ZKM-së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

Përditësuar Listën Shtetërore Strategjike për Mallra me Përdorim të Dyfishtë, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të drejtave të njeriut;

Aprovuar rritjen e përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre. Me këtë vendim edhe zyrtarisht aprovohet rritja për 20% e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile;

Emëruar znj. Lyra Osmani në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;

Emëruar z. Avni Kastrati në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;

Aprovuar Raportin për Vlerësimin Ex – Post të Ligjit Nr. 04/L-184 për Administrimin e Punës në Zyrë. Vlerësimi i Ligjit për Administrimin e Punës në Zyre është bërë me kërkesën e Ministrisë përgjegjëse për administratën publike, asaj të Punëve të Brendshme. Të gjeturat tregojnë që ligji në fjalë nuk gjen zbatim të plotë dhe që ka mungesë të kapaciteteve që sigurojnë një gjë të tillë. Me adresimin e të gjeturave do ndërmerren hapat e nevojshëm për të siguruar cilësinë e ligjit dhe zbatimin e plotë të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...