Live

Kica Xhelili-VV-së: Atë qytetar që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës

19:34 / 28 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja, Daorsa Kica Xhelili, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta luftojë korrupsionin, madje duke filluar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një reagimi në Facebook, Kica-Xhelili, ka shkruar se Qeveria aktuale ‘korrupsionin’ e ka mjet veprimi, raporton gazeta online Reporteri.net.

Madje, deputetja ka pretenduar se LDK është e vetmja parti që është pjesë e partive popullore evropiane.

”Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë. Mbajeni mend – Korrupsionin e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. Korrupsionin do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush. Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë. Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”, ka shkruar deputetja e LDK-së në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...