Live

Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, nis tarifa të kufizuara për ShBA-në

18:15 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kina vendosi tarifa të synuara për importet amerikane të martën dhe duke përmendur disa kompani, përfshirë Google, në njoftim për sanksione të mundshme, në një përgjigje ndaj tarifave gjithëpërfshirëse mbi importet kineze të vendosura nga Presidenti Donald Trump.

Thuhet se Trump ka planifikuar të flas me presidentin kinez, Xi Jinping të martën, për t’u sugjeruar investitorëve që Kina të marëë një afat të përkohshëm siç Trump ia dha Meksikës dhe Kanadasë, të hënën, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Aksionet dhe çmimet e naftës u rritën.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë me thirrjen sot,” tha këshilltari i tregtisë së Trump, Peter Navarro në një ngjarje të Politico.

Sot në mëngjes, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt tha se një telefonatë mes krerëve të dy ekonomive më të mëdha në botë “do të ndodhë shumë shpejt”. Asnjë specifikë tjetër se kur do të zhvillohej biseda nuk u bën të ditura.

Përgjigja e kufizuar e Pekinit ndaj vendosjes së një tarife prej 10% të Trump për të gjitha importet kineze nënvizoi përpjekjen e politikëbërësve kinezë për të angazhuar Trump në bisedime për të shmangur një luftë të drejtpërdrejtë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...