Live

Kishte fshehur doza kokaine në të brendshme, arrestohet shqiptari në Itali

21:36 / 17 Janar 2025

Nga Kosova Live

Policia e Ponte Chiasso ka arrestuar një shtetas shqiptar rreth 20 vjeç, i cili akuzohet për shpërndarje droge.

Arrestimi ka ndodhur në Via D’Annunzio, në Como, ku i riu është kapur me 6 gramë kokainë të ndarë në 11 doza, të fshehura në një pako çamçakëzi të vendosur në të brendshmet e tij.

Operacioni filloi pasi autoritetet ndaluan një Renault Clio, që po drejtohej nga i riu. Makina, e marrë me qira nga një kompani shqiptare me seli në Milano, ishte vërejtur duke lëvizur shpesh në rrugët e Como gjatë javës së kaluar, gjë që ngjalli dyshime te policia.

Në momentin e ndalimit, i riu u tërhoq me shpejtësi dhe hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta për të hequr qafe drogën.

Gjatë kontrollit, ai shfaqi shenja të qarta të agjitacionit dhe dha deklarata kontradiktore lidhur me qëndrimin dhe destinacionin e tij.

Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por pas kontrollit të automjetit, nuk u gjetën veshje apo sende personale që mund të vërtetonin këtë version.

Përmes një kontrolli të detajuar në makinën dhe personin e tij, policia gjeti lëndën narkotike të fshehur në të brendshme e tij.

Hetimet e mëtejshme dhe kontrolli i kamerave të sigurisë të policisë lokale konfirmuan se makina kishte qarkulluar në rrugët e Como disa herë në ditët e mëparshme, duke treguar se po përpiqej të mbulonte kërkesën lokale për kokainë.

I riu është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në burgun e Komos, në dispozicion të organeve të drejtësisë, dhe po përballet me akuzat për trafik droge.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...