Live

Klinaku dhe Selmani deklarohen të pafajshëm për kanosje ndaj Kurtit

10:01 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani, pasi akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Në këtë seancë i pranishëm është edhe Kurti për rastin e kanosjes përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

Sipas aktakuzës, më datën e lartcekur, Klinaku akuzohet se ka ripostuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.

Ekonomia Online raporton se Klinaku deklaroi se “për postimin tim konsideroj që nuk ka vepër penale, prandaj nuk e pranoj”.

Njëjtë si ai, edhe Selmani tha se nuk e pranon fajësinë.

Shpërndaje në

U Kopjua