Live

Klubi i Prodhuesve organizon Festivalin e Gjelbër

13:20 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të mbahet mw 30 dhe 31 tetor në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Për tri edicione me radhë ky Festival është organizuar nga USAID Empower Private Sector, ku edicioni i tretë është organizuar në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës.

Ndërsa nga edicioni i sivjetmë, ky projekt implementohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Koncepti i Festivalit të Gjelbër është në përputhshmëri me punën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ku objektivat kryesore të Klubit janë  promovimi i produkteve “Made in Kosova” si dhe në përputhje me strategjinë bazë të Klubit e cila përfshinë punësimin, diplomacinë ekonomike, energjinë dhe ambientin.

Festivali i Gjelbër ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë efiçiente dhe të riciklimit. Festivali do të ofrojë platformë rrjetëzimi për bizneset e gjelbra, agjencitë qeveritare, dhe të gjithë akterët relevantë të energjisë së gjelbër. Në këtë ngjarje dy ditore, rreth 45 kompani vendore do t’i ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Pavijonin e Gjelbër .

Këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën efiçiente ‘Green’.

Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të fokusohet në:

✔️        Teknologjinë e gjelbër dhe inovative

✔️        Energjinë e ripërtërishme

✔️        Urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin

✔️        Mbrojtjen e ambientit

Pjesë e festivalit do të jenë edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë trendet e fundit dhe të ardhshme të industrisë në riciklim, energji të ripërtërishme  dhe efiçiencë të energjisë, duke theksuar rëndësinë e energjisë së gjelbër.

Përveç kësaj, një sërë aktivitetesh paralele që do të tërheqin njerëz të të gjitha moshave do të mbahen me temën e energjisë së gjelbër.


Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...