Live

Koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen, Memli Krasniqi: Vështirë të tejkalohet hendeku mes dy partive

20:20 / 30 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur pesimist sa i përket një koalicioni paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një intervistë për gazetën online Reporteri.net ka thënë se është shumë e vështirë që të tejkalohet hendeku i krijuar ndërmjet këtyre dy partive për shumë vite.

“Kjo garë është deri në momentin e fundit do të ketë befasi. Gara do të jetë goxha e ngushtë.  Unë mendoj së në ditët e fundit, në metrat e fundit do të vendoset realisht se a do të jemi në të parët apo Lëvizja Vetëvendosje. Preferenca jonë është që ne ta kemi një koalicion qeverisës me partitë të cilat jo vetëm e pranojnë por edhe përbrendësojnë prioritetet e programit Kosova mundet më mirë dhe që të kemi një frekuencë të njëjtë sa përket të ardhmes së Kosovës e jo të tashmes së saj. Nuk besoj që ka hapësirë që hendekun e madh që e kemi mes nesh për kaq shumë vite ta tejkalojmë aq lehtë në zgjedhjet e ardhshme.”, ka thënë kreu i PDK-së.

Krasniqi shprehet tejet optimist për fitoren e PDK-së.

Ai ka thënë se për PDK-në mbrëmja e 9 shkurtit do të jetë mbrëmje feste.

“Do të jetë mbrëmje feste për Partinë Demokratike të Kosovës por besoj edhe për qytetarët vendit tonë po ashtu.”, ka deklaruar Krasniqi.

Intervista e plotë do të publikohet në ditët në vijim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...