Në Koçan të Maqedonisë së Veriut po mbahet “Marshi i engjëjve”, i shtati me radhë.
Familjet e të pësuarve nga zjarri dolën sërish në rrugë, duke kërkuar drejtësi për më të dashurit.
Protesta filloi nga Parku i Revolucionit deri në Qendrën Tregtare, pas çka ata do të drejtohen në ndërtesën e komunës, e prej aty drejt Stacionit policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.
Ata kërkojnë drejtësi joselektive, ndërsa mbështetje marshimit i dha nisma “Kush e ka radhën?”.
Në hetimin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi më 16 mars të këtij viti, deri më tani janë të dyshuar 68 individë dhe tre persona juridikë.
Nga zjarri humbën jetën 62 persona, ndërsa rreth 200 u plagosën.