Live

Komando Bahtiri “zbulon” momente drithëruese nga konflikti imagjinar me Radojiçiqin: U futa nën ujë

11:12 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vazhduar të jap detaje për “përleshjen imagjinare” me kriminelin serb Milan Radoçiq.

Mbrëmë në emisionin “Këndi i Debatit, në Tëvë1, ai ka treguar edhe një episod të kësaj ngjarje.

Ndonëse dikur thoshte se vetëm ishin sharë “me nënë me Radoqiqin”, ai tani pretendon se edhe është përleshur me njerëzit e kriminelit serb.

“Ju e dini cila ka qenë problematika e saj, ku ne u përleshem në mes të lumit Ibër me kriminelet e Radoçiqit, të cilët unë u futa edhe nën ujë për t`i dalë zot asaj ure. Ajo urë një kamë e ka të ndërtuar. Prej asaj kohe ka mbetur, pasi që humba pushtetin”, ka thënë Bahtiri.

Deklarimin e Bahtirit më zë dhe figurë për këtë ngjarje mund ta shihni në viden më poshtë nga minuta 5:25.

Shpërndaje në

U Kopjua