Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor.
Kjo sfidë pritet të jetë vendimtare në rrugëtimin e kuqezinjve drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zhvilluar tashmë dy takime në këtë fushatë: humbjen 2-0 kundër Anglisë në “Wembley” dhe fitoren me Andorrën para tifozëve vendas. Me 3 pikë në dy ndeshje, Shqipëria kërkon ta forcojë pozitën në grup ndaj një rivali direkt si Serbia, e cila do të luajë për herë të parë në këtë cikël eliminator.