Live

Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllime për vdekjen e drejtoreshës Greta Kryeziu

10:09 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Komuna e Kamenicës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin.

E ndjera ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë. Për shërimin e saj, u kërkua edhe ndihmë, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli.

Komuna njoftoi se mbledhja e fondeve është ndalur dhe i falënderon të gjithë që ndihmuan.

“Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj”, thuhet në njoftim.

“Duke marrë parasysh rrethanat, ju njoftojmë se mbledhja e fondeve ndalet dhe ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin dhe zemërgjerësinë e treguar”.

Ngushëllime për vdekjen e saj ka shprehur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua