Live

Komuna e Prishtinës digjitalizon aplikimin për leje të ndërtimit

08:14 / 05 Janar 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bëre të ditur se gjatë janarit do të hyj në funksion pako e shërbimeve digjitale “e-Leja, e-Përcjellja, e-Nënshkrimi”, që ka për qëllim digjitalizimit e aplikimit për leje ndërtimi.

I pari i Prishtinës ka thënë se digjitalizimi po ndodh për të qenë sa më transparent dhe për ti eliminuar vonesat.

Postimi i plotë:

SUPER LAJM: DIGJITALIZOHET APLIKIMI PËR LEJE NDËRTIMI

Me kënaqësi informoj qytetarët se gjatë janarit do të hyj në funksion pako e shërbimeve digjitale “e-Leja, e-Përcjellja, e-Nënshkrimi”

Ky produkt është rezultat i punës së madhe të Kryeqytetit për të përmirësuar shërbimet publike, për të qenë sa më transparent, eliminuar vonesat e keqpërdorimet e mundshme si dhe për të bërë qytetin tonë një vend më të mirë për të jetuar.

Çfarë Ndodh Tani?

Aplikimi Online: Tani mund të aplikoni për leje ndërtimi nga shtëpia ose zyra juaj dhe nuk do të prisni më në radhë para sporteleve.

Proces Transparent: Gjithë procesi është i qartë dhe mund të ndiqet hap pas hapi nëpërmjet platformës sonë online.

Kohë e Shkurtër: Përpunimi i aplikimeve tani do të jetë shumë më i shpejtë, s’do të prisni kohë të gjatë për përgjigjje, dhe nuk keni nevojë të kontaktoni fizikisht me zyrtarët e Kryeqytetit.

Kjo do të bëjë që çdo ndërhyrje në hapësirat urbane të jetë e lehtë, e shpejtë dhe mbi të gjitha, në përputhje me standardet dhe kushtet që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm urban.

Shpërndaje në

U Kopjua