Live

Konfirmohet raportimi i Klanit, SHSKUK përdor terapi zëvendësuese kundër gjakderdhjes tek lehohnat

17:25 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka pranuar raportimin e mbrëmshëm të Klan Kosovës për mungesën e ilaçit kryesor që ndalon gjakderdhjen tek gratë lehona.

Në një reagim të saj megjithatë, ky shërbim, thotë se në mungesë të këtij bari, për trajtimin e grave lehona po përdoret zëvendësues oksitocina, për të cilën shton se ka efekt të njëjtë dhe mbulon nevojat terapeutike sipas standardeve mjekësore, transmeton klankosova.tv.

”Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njofton të gjitha pacientet që marrin shërbime obstetrike, se nuk kanë nevojë të shqetësohen, meqë asnjë paciente e hospitalizuar, nuk detyrohet të blejë barin që parandalon gjakderdhjen.

Në mungesë të produktit metilergometrinë, përdoret oksitocina, e cila ka efekt të njëjtë dhe mbulon nevojat terapeutike, sipas standardeve mjekësore, të cilën ShSKUK e posedon në sasi të mjaftueshme.

Përkundër përpjekjeve për të kontraktuar produktin metilergometrinë, SHSKUK edhe pse ka hapur procedurë të rregullt të prokurimit, nuk ka pasur ofertues.

Rikthesojmë se oksitocina që përdoret në ShSKUK mbulon plotësisht trajtimin mjekësor në rastet e gjakderdhjeve dhe nuk ka nevojë për shqetësim dhe panik tek pacientet”.

Shpërndaje në

U Kopjua