Live

Konjufca: Albin Kurti dhe Liburn Aliu e themeluan Vetëvendosjen, ishin shokë të burgut – pastaj erdhëm ne tjerët

16:37 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Në një intervistë të dhënë vite më parë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte folur për fillesat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai kishte treguar se themeluesit e parë të këtij subjekti politik ishin Albin Kurti dhe Liburn Aliu, ndërsa më vonë iu bashkuan edhe të tjerë.

“Albin Kurti e Liburn Aliu themeluan Vetëvendosjen, pastaj erdhëm ne të tjerët”, kishte deklaruar Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, lidhja mes Kurtit dhe Aliut kishte qenë e hershme, që nga koha kur kishin qenë të burgosur politikë.

“Liburnin e kishte shok të burgut dhe natyrisht se atë e ka konsultuar të parin”, kishte thënë Konjufca në T7.

Ai kishte kujtuar edhe momentin kur për herë të parë ishte takuar me Kurtin.

“Ishte viti 2003 ose viti 2004 kur kishim një protestë, me gomar nëse ju kujtohet”.

Konjufca kishte shtuar se sipas tij promotor i Vetëvendosjes ishte Albin Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua