Live

Kontrabandisti shqiptar i botoxit, kjo është kompania e tij në Kosovë që furnizon klinikat me produkte

16:43 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Skandali me kontrabandimin e botoxit ka zbardhur veprimtarinë kriminale të biznesmenit shqiptar, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit, pas një aksioni të gjerë në Tiranë. Ai u arrestua nën dyshimet se kontrabandonte produktin e kundërligjshëm mjekësor “Botulinum toxin” dhe i furnizonte klinikat estetike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për Mildon Kumarakun, i cili u prangos, gjatë operacionit policor për goditjet e këtyre rasteve dhe tregtimit të kundërligjshëm të këtij produkti.

Aksioni rezultoi me arrestimin edhe të dy pronareve në dy klinika, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj dhe shpalljen në kërkim të tre personave të tjerë të dyshuar.

Por kush është Mildon Kumaraku?

Mildon Kumaraku, i cili tashmë po hetohet për veprimet e tij të jashtëligjshme, ka furnizuar rreth 30 subjekteve private (klinika estetike), në të cilat injektohej produkti i kontrabanduar dhe i kundërligjshëm “Botulinum toxin”, për të cilin pronarët nuk deklaronin në organet tatimore.

Këtë veprimtari ai dyshohet se e kishte ushtruar edhe në Kosovë, për çka Sinjali kishte raportuar për medikamentet e kontrabanduara që u patën kapur në vitin 2022, në një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë. Ato produkte kanë qenë fillerë që përdoreshin nga klinikat estetike në Kosovë, ku Muaraku ka bashkëpunime të shumta.

Sinjali ka mësuar se në vendin tonë, Kumaraku e ushtron veprimtarinë përmes kompanisë së tij “Aesthemed” – që furnizon klinikat me produktet mjekësore.

Në faqen e tyre në Instagram thuhet se janë distributorë të autorizuar për furnizime me produkte mjekësore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në fund të shtatorit, Kumaraku kishte sponsorizuar një punëtori në kuadër të Kongresit të katërt të Kirurgjisë mjekësore dhe inovacioneve të mjekësisë estetike, që u mbajt në Prishtinë.

Ndryshe, lidhur me arrestimin e tij, Policia e Shtetit ka dhënë detaje për veprat që dyshohet se janë kryer.

Sipas njoftimit, hetimi është iniciuar për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...