Mehmet Bllaca i cili për dy javë qëndroi në Klinikën e Pulmologjisë, vazhdimit pati problem me hapjen e dritares kur kishte problem me frymëmarrje për shkak të kundërmimit që vjen nga një objekt i djegur afër saj, që ka sasi të mëdha edhe të bërllokut
“Ishin fantastik, ishin fantastik, mu ma kanë kthy jetën edhe njëherë”.
Kështu flet kur i referohet stafit mjekësor dhe personalit tjetër në Klinikën e Pulmologjisë.
Megjithatë, Mehmet Bllaca komplet ndryshe i ka fjalët në lidhje me gjendjen e kësaj klinike brenda dhe jashtë saj.
Për dy javë sa qëndroi aty, sa herë hapi dritaren dhomës kur kishte problem me frymëmarrje, jashtë saj pati këtë pamje që është ngjitur me klinikën.
“Kundërmim, gjithmonë kundërmim, sa herë e ke hapë dritaren qeta e kemi thithë, këtu ka edhe asbest, ajo drejtoresha më ka thanë që ti ngat asbest nuk guxon as me u afru”, ka deklaruar ai.
Në këtë objekt i cili është edhe i djegur, ka edhe goma, dhe llojllojshmëri të mbeturinave.
Duke pa këtë gjendje, 67 vjeçari me vetë iniciativë dëshiroi ta pastroj atë por nuk u lejua.
“Jam shku te drejtori i Spitalit kryesor që është më ka thanë po, mere angazhohu, t’i jap edhe rojtarët, me veti sa i bjen i thash një kamion edhe dy bager, se deshta me koordinu punën mos me pas problem më kërkon, jom shku në Besi, prej këtu i kam thanë njerit më ka thanë në 3 ora ti bijë, tu kthy rrugës më kanë thanë jo ndërpreje se nuk bënë”, ka thënë Bllaca..
Kurse drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, i tha televizionit që nuk i ka dhënë leje të tillë askujt dhe për këtë pronë afër Klinikës nuk janë kompetent, pasi nuk hynë në kuadër të tyre.
E nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thanë që kjo pronë është private, dhe janë duke punuar me Komunën e Prishtinës për zgjidhjen e këtij problemi.
SHSKUK-Grafikë
Shërbimi Spitalor dhe Klinik universitar i Kosovës, është në kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Prishtinës për definim të kufijve të pronës, hapësira për të cilën jeni interesuar ka qenë objekt privat i banimit, i djegur muaj më pare, presim që pas definimit të çështjeve të pronës me Komunën e Prishtinës të veprohet konform kësaj.
Ndërkaq, këta të fundit premtuan zgjidhje të shpejt të problemit.
“Inspektorati i Kryeqytetit shumë shpejt do të pastrojë këtë zonë, ashtu siç ka bërë me disa tjera”, thuhet nga ana e komunës.
Përveç këtij problemi, pacientët në Klinikën e Pulmologjisë u ankuan edhe për mungesë të ujit për pastrim, dhe hapësirave të ngushta.