Njësitë e hetuesisë kanë kontrolluar banesën e një gruaje në Mitrovicë të Veriut.
Në raportin e policisë thuhet se e dyshuara gjendet në arrati, derisa në banesën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë dhe një sprej.
“Njësitë e hetuesisë gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarës femër kosovare kanë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë, dhe një sprej. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati”, thuhet tutje në raport./