Live

Korea Veriore kërcënon sërish

09:50 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës kanë kërkuar një mbledhje urgjente të  Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar lidhur me manovrat e fundit raketore të Koresë Veriore. BBC raporton se  kërkesa për mbledhje, me dyer të mbyllura, pason hedhjen e dy raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, disa ditë pasi Penjani testoi dy raketa të tjera.

Raketat, të cilat raportohen të kenë qenë të klasit “Scud”, u lëshuan nga një zonë në brigjet lindore të gadishullit, si dhe fluturuan rreth 500 km përpara se të përplaseshin pa ndonjë dëm mbi ujërat detare, tha zyrtari i Shtabit të Përgjithshëm.

Lëshimi raketave disa ditë përpara vizitës së programuar të presidentit kinez, Xi Jinping, në Korenë e Jugut, po vlerësohet si kërcënim i ri i koreanoveriorëve.

Raketimet janë kthyer në rutinë tashmë për vendin komunist. Ndërkohë, Koreja e Veriut teston gjithashtu edhe lëshuesit në seri të raketave me rreze të shkurtër, të cilat nuk janë të prekura nga sanksionet e OKB-së ndaj vendit të izoluar.

Gjithsesi, zotërimi dhe testimi i raketave balistike të tipit Scud, të ish-epokës sovjetike, nga Koreja e Veriut përbën sërish shkelje të sanksioneve, pasi shihen si kontribuese ndaj programit të raketave me rreze të gjatë të Penianit.

Koreja e Veriut ka zhvilluar lëshime testuese të raketave të saj balistike dhe predhave të tjera rreth 11 herë gjatë këtij viti, 4 prej të cilave janë ato më të rrezikshmet, balistiket. Sipas vëzhguesve, korejano-veriorët i zhvillojnë këto testime zakonisht përpara stërvitjeve të përbashkëta vjetore mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, në formë proteste.

Shpërndaje në

U Kopjua