Live

Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

20:21 / 06 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do t’i dorëzohen Ukrainës.

“Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas ministrit Maqedonci, kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë.

Ai ka thënë se Kosova si anëtare e Koalicionit të Deminimit do të vazhdojë mbështetjen e këtij partneriteti me kapacitete të ndryshme.

Shpërndaje në

U Kopjua