Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll pësoi humbje me rezultat 88:80 në ndeshjen kundër Luksemburgut. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin G të para kualifikimeve, ku bën pjesë edhe Britania e Madhe.
Më i miri te Kosova ishte Dardan Berisha me 23 pikë.
Kosova do të vazhdojë të shpresojë për kualifikim në ndeshjet e radhës.
Më 7 dhe 14 gusht, Kosova do ta presë Britaninë e Madhe dhe Luksemburgun në Mitrovicë, ndërsa ndeshjen kthyese me britanikët do ta zhvillojë më 17 gusht. Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin tjetër të garave.