Live

Kosovarët nisen nga Zvicra me biçikletë: Mezi presim të vijmë në vendlindje

21:17 / 08 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Qëndrim Osmanaj dhe Lul Malsori kanë ndërmarrë mbi supe një sfidë jo fort të lehtë.

Ata do ta marrin një rrugë prej 1900 kilometrash. Që të dy janë nisur sot nga Lozana e Zvicrës me destinacion final Kosovën.

Osmanaj, i cili është 27 vjeç do të ndalet më pas në Istog, kurse Malsori, 55 vjeç në Gjakovë, përkatësisht tek Krusha e Madhe.

“Nuk e di për sa kohë mund të arrijmë por e di që kemi një pasion të madh për ta bërë këtë. Fillimisht dëshira për tu kthyer në vendlindje është e madhe pasi nuk ndjejmë lodhje edhe njëherë kaq kilometra nëse bëjmë”, tha Osmanaj për Klan Kosova.

Planifikimi erdhi qysh kohë më parë.

“E kemi bisedu para 5 muajsh njëherë, edhe erdhi koha që tash edhe duke pa kushtet atmosferike të nisemi. Rrugës nuk i dihet por do ta bëjmë maksimumin që të arrijmë sa më shpejtë”, shtoi tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua