Live

KQZ mblidhet sot, certifikon listën e votuesve për zgjedhjet komunale

08:38 / 06 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës, parashihet se ndër të tjera gjatë mbledhjes së KQZ-së do të certifikohet lista e votueseve për zgjedhjet e 12 tetorit, transmeton Klankosova.tv.

Mbledhja nis nga ora 15:00, ndërsa më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025;
  2. Këshillat e KQZ;

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

Shpërndaje në

U Kopjua