Live

KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës

20:41 / 07 Janar 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Ndërkaq, të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi për RTK.

Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt, derisa qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 9 shkurt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...