Live

Krasniqi: Fuqizimi i grave në vendimmarrje të jetë prioritet në Kosovë dhe Shqipëri

20:05 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se fuqizimi i grave në vendimmarrje duhet të jetë prioritet në Kosovë dhe Shqipëri.

Bashkë me Kryeparlamentaren e Shqipërisë, Elisa Spiropalin, Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian dhe deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, në një organizim të UN Women, kanë diskutuar për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe kanë shkëmbyer përvojat në këtë drejtim.

“Potencova se prania e një grupi të konsiderueshëm të grave deputete sot këtu, është dëshmi e progresit që Kosova dhe Shqipëria kanë bërë në këtë drejtim. Mirëpo nuk duhet ndalur dhe duhet vazhduar përpjekjet për avancim të pozitës së gruas dhe të shërbejmë si shembull për vajzat e reja që të bëhen pjesë e vendimmarrjes”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se duhet të sigurohen që buxheti i Republikës së Kosovës të miratohet duke marrë parasysh aspektet gjinore në secilën kategori si dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm.

“Falenderoj UN Women Kosovo për organizimin e këtij eventi me fokus në buxhetimin gjinor si mjet për avancim të pozitës së gruas”, ka shkruar tutje ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...