Live

Krasniqi kujton viktimat e 11 shtatorit: Plagë e thellë për botën demokratike

13:22 / 11 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi tha se kjo datë përfaqëson një plagë të pashëruar për botën demokratike.

Ai shtoi se ne si Kosovë e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën, me të cilën SHBA-ja, 24 vjet më parë, iu përgjigj terrorit, raporton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua