Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas tubimit të VV’së në Mitrovicë.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se pas tubimit të djeshëm pushteti i dha autogol vetes dhe se rezultati është 2:0 për opozitën.
“Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën.” ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
2:0 për opozitën pas autogolit të pushtetit
Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën. Në vend që të fokusohen te prezantimi i sukseseve dhe projekteve për të ardhmen, fushata vazhdon të mbetet e bazuar në narrativën “ne dhe ata”. Kësaj situate i shtohet edhe humbja e kontrollit gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, e cila ngjall shqetësime për mënyrën e marrjes së vendimeve në situata të ndjeshme.