Live

Krasniqi: PDK është kundër cfarëdo qeverie pa shkuar në zgjedhje

16:54 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza pas dorëheqjes së Qeverisë, janë zgjedhjet lira.

Këto komente Krasniqi i bëri pas disa deklaratave të përfaqësuesve të partive opozitare, sipas të cilave PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje.

Pavarësisht akuzave të bëra nga LDK-ja e LVV-ja zyrtarët e PDK-së kanë thënë se asnjë qeveri që eventualisht mund të formohet pa shkuar fare në zgjedhje nuk është e pranueshme për këtë subjekt.

“Për PDK-në asnjë lloj qeverie pa e rimarrë mandatin nga qytetarët përmes zgjedhjeve të reja nuk ka qenë dhe as që mund të jetë opsion”, ka thënë për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.

Megjithëkëtë për dallim prej partive të tjera PDK-ja ende nuk i ka dorëzuar nënshkrimet, ndonëse zyrtarë të saj kanë thënë se nënshkrimet tashmë janë të gatshme. Dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të PDK-së pritet ta bëjnë në fillim të javës së ardhshme.

“Nënshkrimet e PDK-së janë të gatshme dhe bashkë edhe me nënshkrimet e grupeve të tjera do të procedohen në fillim të javës, bashkëngjitur me mocionin për seancën e 22 gushtit”, ka thënë Memli Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua